DS Automobiles, dikur nën-markë premium e Citroenit, dhe sot markë e pavarur brenda Stellantisit, prezantoi një veturë me softuer të integruar ChatGPT, i cili u lejon shoferëve një lloj të ri ndërveprimi me automjetin.
Kjo teknologji inovative i lejon drejtuesit të kërkojnë udhëzime, të marrin rekomandime për pikat e afërta të interesit e shumë gjëra të tjera argëtuese.
Rreth 20 mijë klientë do të kenë mundësinë të provojnë këtë teknologji më të fundit në projektin pilot evropian të markës. Nëse rezulton i suksesshëm, ChatGPT do të vihet në përdorim komercial në të gjitha automjetet DS, shkruan Autocar.
Në vend që t'u përgjigjet pyetjeve specifike në lidhje me automjetin ose udhëtimin, vetura mund të hyjë në të gjithë përmbajtjen e internetit falë ChatGPT dhe të diskutojë rregullat e trafikut, si dhe destinacionet tërheqëse ose rekomandimin e një restoranti.
Për të përdorur shërbimin, përdoruesit duhet të regjistrohen në faqen e internetit të DS. Nuk kërkohen hapa të mëtejshëm. Vetë funksioni integrohet automatikisht në të gjithë gamën e modeleve nga DS3 në DS9 duke përditësuar softuerin.
Pas një shërbimi të ngjashëm të kufizuar në Mercedes, DS është një markë tjetër që prezanton botën e Inteligjencës artificiale në veturat e saj.