Para disa javësh, revista gjermane ‘Bimmer Today’ ka shkruar rreth fundit të modelit m760i xDrive në Evropë, tani, e njëjta revistë kanë pohuar se fundi i ka ardhur edhe veturës super sportive të BMW-së, M2.
Që të dy këta besohet se janë viktimë e rregullave të ashpra për emitimet e gazrave nga Evropa, të cilat i kanë detyruar shumë prodhues të veturave që të ndryshojnë veturat e tyre që të shmangin dënimet miliardëshe, transmeton KOHA.
Për të njëjtat arsyeje, edhe prodhimi i S55 M4 Coupe dhe M4 kabriolet ka marrë fund për tregun evropian.
Përderisa M760i nuk pritet të rikthehet, M2 pritet të ridizajnohet për gjeneratën e ardhshme, e cila pritet të vijë në 2022-ën.
Që të dy këta modele, do të vazhdojnë të prodhohen në SHBA, pasi rregullat e tyre nuk janë aq të ashpra si në Evropë.
{gallery}