Prodhuesi jugkorean Hyundai ka ndalur rezervimin e versionit elektrik të modelit Kona në Norvegji për shkak të numrit të madh të kërkesave.
Hyundai në Norvegji ka marrë së fundi madje 20 mijë kërkesa për këtë model, ndërsa problemi qëndron aty se janë planifikuar vetëm 2.500 njësi në këtë shtet skandinav.

Limiti është vendosur pasi që Hyundai duhet të balancojë nivelin e prodhimit në disa tregje kryesore, transmeton ksp.
Kona elektrike vjen në dy versione me bateri më të vogël 39,2 kWh, me të cilën mund të udhëtojë deri në 300 kilometra, dhe bateri më të madhe prej 64 kWh, me të cilën mund të udhëtojë deri 470 km.

Çmimi i veturës me bateri prej 64 kWh me transport në Norvegji kushton rreth 35.000 deri 37.500 euro, varësisht nga pakoja e pajisjeve.