Kompania Hyperion Motors nga Kalifornia, sot zyrtarisht ka prezantuar veturën e saj supersportive XP-1.
Debutimi i kësaj veture supersportive është dashur të mbahej gjatë muajit prill në panairin e automjeteve në New York, por ky panair është anuluar për shkak të pandemisë me koronavirus.
Hyperion XP-1 vjen me sistemin hidrogjen-elektrik dhe kjo veturë me dy ulëse, falë strukturës së lehtë, peshon vetëm 1,031 kilogramë, transmeton KOHA. Sipas kompanisë, me vetëm një mbushje me hidrogjen kjo superveturë mund të kalojë deri në 1,635 kilometra.
{gallery}
Gjithashtu, XP-1 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,2 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 356 km/h.
Prodhimi i Hyperion XP-1 pritet të fillojë nga viti 2022 dhe planifikohet që të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 300 njësish.
-
Po vjen vetura elektrike më e shpejtë në botë, tejkalon edhe shpejtësinë e Bugatti Veyron
-
Hidrogjeni, magjia e 355 km/orë dhe zero emetimeve
-
Zbulohet super vetura e bërë nga printerët 3D, Czinger 21C me 1233 kuajfuqi
-
Një emër i ri hyn në industrinë e hiperveturave
-
Czinger C21 arrin nga 0 në 100km/orë për vetëm 1.9 sekonda