Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Huawei i futet garës së veturave elektrike

Huawei ka publikuar detaje mbi një automjet me specifika që pretendon se mundi Model Y të Teslas.

Gjigandi kinez i teknologjisë Huawei është më i njohur për produktet e tij të telekomunikacionit dhe telefonat inteligjentë dhe thotë se nuk do të prodhojë makina vetë. Por ajo ka punuar me prodhuesit e automjeteve në teknologjinë e veturave, siç është drejtimi autonom.

Makina e parë me sistemin operativ HarmonyOS të Huaweit do të jetë Aito M5, një veturë që punon me energji elektrike dhe karburant, tha të enjten Richard Yu, drejtor ekzekutiv.

Çmimet për Aito M5 fillojnë nga 39,063 dollarë. Kjo është më e ulët se Modeli Y i Teslas, shkruan CNBC.

Yu pohoi në prezantimin e tij njëorësh se Aito M5 ofron fuqi maksimale dhe diapazon të vozitjes që janë më të mira se Modeli Y. Megjithatë, ndryshe nga makinat e Teslas, Aito M5 nuk fuqizohet thjesht nga energjia elektrike pasi ka një rezervuar karburanti për të zgjeruar diapazonin e lëvizjes kur bateria ka mbaruar fuqinë.

Disa nga karakteristikat e tjera të shumta të përshkruara nga Yu përfshinin xhamin me dy shtresa të papërshkueshme nga zëri.