Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Honda tërheq 172.874 makina me probleme në airbag

Kolosi japonez i automjeteve, Honda, njoftoi të martën tërheqjen nga tregu të 172.874 makinave për shkak të problemeve në airbag...

Kolosi japonez i automjeteve, Honda, njoftoi të martën tërheqjen nga tregu të 172.874 makinave për shkak të problemeve në airbag.

Sipas një lajmi të gazetës indoneziane "Jakarta Globe", arsyeja e tërheqjes së automjeteve nga tregu është një problem në jastëkët e ajrit. Kjo gazetë ka theksuar se ky është një operacion i shkallës botërore.

Procedurat e tërheqjes së modeleve Accord, City, Civic, CR-V, Jazz, Freed dhe Odyssey pritet që të nisin më 10 prill, sqaron e përditshmja indoneziane.

Zyrtarët e Honda-s në Indonezi siguruan se ndryshimi i pjesëve të dëmtuara të këtyre makinave do të bëhet falas.