Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Hofele i jep Mercedes C-Classit pamjen e “Panamericanës”, sipas modelit të 1952-ës

Foto: Carscoops

Projekti i ri i kompanisë gjermane që merret me modifikimin e veturave, Hofele Design, quhet “Panamericana” dhe bëhet fjalë për versionin e modifikuar të Mercedes C-Class.

“Panamericana” mori emrin në bazë të garës në Meksikë në të cilën në vitin 1952 vendin e parë e fitoi Mercedes 300 SL, transmeton Koha.net.

{gallery}

Hofele për këtë C-Class ka zgjedhur ngjyrën gri metalike për eksterierin e tij, maskën e përparme të re, mbrojtësin e përparmë me disa detaje nga kromi, set të ri të rrotave prej 19-inç nga alumini e goma 225/40, sistemin e shkarkimit të gazrave nga kromi, etj.

Gjithashtu, Hofele ka modifikuar edhe interierin e këtij C-Classi, i cili tani është prej lëkure cilësore Alcantara dy-ngjyrëshe dhe ka pragjet me ndriçim, tepihët e rinj, si dhe disa detaje tjera nga çeliku.