Është hapur në Finlandë qendra e parë e mbyllur për testime të veturave në kushte dimërore.
Kjo qendër do të lejojë prodhuesit të testojnë veturat e tyre në kushte ekstreme përgjatë gjithë vitit.
“Test World”, me bazë në Lapland, lejon testimin e veturave në asfaltin e mbushur me borë, akull dhe të rrëshqitshëm gjatë gjithë vitit, shkruan AutoExpress, transmeton Koha.net.
Shiriti testues lejon veturat të ecin deri në 100 kilometra për orë në kushte të kontrolluara.
Fabrika ofron kontroll të pavarur për temperaturën e sipërfaqes dhe të ajrit.
“Test World” po ashtu ka ekipin e vet të shoferëve që i testojnë veturat në kushte ekstreme.
Artikuj të ngjashëm