Shumë vetura të nivelit më të lartë do të arrijnë në Tiranë për pak ditë si pjesë e parakalimit “Gran Turismo Adriatica 2018”.
Ajo nis sot në Opatija të Kroacisë dhe do të kalojë në Mostar, Zadar, Mal të Zi, Shqipëri e përfundon më 13 maj në Selanik të Greqisë.
Organizatorët e udhëtimit kanë organizuar një ekip sigurie për t’i ruajtur veturat gjatë udhëtimit në Shqipëri.
“Jemi duke punuar me një kontraktor privat për sigurinë për këtë pjesë të ngjarjes. Kemi sigurim prej 18 rojesh në motoçikleta dhe kamionë për të mbrojtur veturat tona ato dytë”, kanë komentuar organizatorët për pjesën e udhëtimit kah Shqipëria.
Parakalimi në Shqipëri do të bëhet më 10 maj.
Edhe
Rama nesër në Athinë nën masa të rrepta sigurie
Organizatorët thonë se udhëtimi do të jetë aq i mirë sa pjesëmarrësit do t’ia kujtojnë Shqipërinë edhe nipërve të tyre.
“Pas ndërtimeve masive më 2015, 2016 dhe 2017, autostradat në Shqipëri janë në gjendje të parrezikshme nga veriu deri në jug”, thuhet në përshkrimin e organizatorëve.