Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria përgatitet për Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Foto: Reuters

Policia e Shqipërisë do të nisë prej ditës të hënës zbatimin e masave të sigurisë, në kuadër të Samtit të BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Sipas autoriteteve, Policia do të bëjë bllokimin e akseve rrugore që nga e hëna në orën 14:00, deri në largimin e personaliteteve pjesëmarrëse në Samit.

Brenda perimetrit të sigurisë do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve. Ky zbatim i masave, siç njoftojnë autoritetet, bëhet në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit, ekspertët e vendeve të BE-së dhe me INTERPOL-in e EUROPOL-in./atsh

Artikuj të ngjashëm