Në mars të këtij viti, Volkswagen Golf, për herë të parë në shtatë vjet ka humbur titullin “Automobili më i shitur në Evropë”.
Sipas të dhënave të paraqitura nga kompania “Jato Dynamics”, Golf-it ia ka zënë vendin e parë Ford Fiesta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFiesta ka tejkaluar Golf-in me 468 makina të shitura, 47263 kundrejt 46795. Një tjetër fakt interesant është se në muajin e kaluar në Evropë janë regjistruar 1.93 milion makina të reja, shkruan “Albinfo”.
Bëhet fjalë për rritje për 10.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rezultati është një rekord për gjithë historinë respektive të tregjeve, sipas “Jato Dynamics”.
Evropa është kthyer në tregun e dytë të veturave pas Kinës, e cila ka tejkaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.