Me rritjen e kërkesës për modele mesatare të Teslas, gati 80 për qind e veturave të shitura muajin e shkuar në Norvegji, ishin elektrike.
Norvegjia është bërë udhëheqëse globale në kalimin nga veturat me djegie të brendshme në ato elektrike dhe është në rrugën e duhur për t'u bërë e para në botë që ndalon shitjen e veturave me motorë benzinë dhe naftë deri në vitin 2025.
Veturat elektrike përbëjnë 77.5 për qind të shitjeve totale të veturave të reja në Norvegji muajin e kaluar, një rritje e konsiderueshme.
Modeli Y i Teslas, një SUV kompakt, ishte vetura më e shitur me 19.8 për qind të gjithë tregut, e ndjekur nga Model 3 me 12.3 për qind.
Norvegjia, një vend prodhues i naftës, arriti të bëhej lidere në zvogëlimin e përdorimit të motorëve me djegie duke përjashtuar veturat elektrike nga taksa e vlerës së shtuar e aplikuar për veturat me karburant fosil dhe në vitin 2020.
Megjithatë, politika e Norvegjisë për taksën zero mbi veturat elektrike mund të ndryshojë nëse partia e qendrës së majtë, fituese në zgjedhjet kombëtare të muajit të kaluar, vazhdon me planet për të taksuar modelet më të shtrenjta. /klix
-
Norvegjia, vendi i parë në të cilin të gjitha veturat e reja të shitura do të jenë elektrike
-
Shumica e makinave të shitura në Norvegji më 2024 ishin elektrike
-
Për herë të parë, Norvegjia ka më shumë vetura elektrike se me benzinë
-
Një në pesë vetura në Norvegji është elektrike
-
Tesla Model Y, vetura më e shitur në Norvegji për muajin gusht