BMW M6 më nuk po prodhohet por pronarët e këtij modeli mund ta përmirësojnë apo avancojnë atë përsëri, ndër të tjera, përmes kompanisë së njohur e cila merret me modifikimin e veturave – G-Power.
Programi i G-Powerit për modifikimin e këtij M6 Coupe ka përfshirë më shumë elemente, duke filluar nga paketa për aerodinamikën nga fibra të karbonit (që përmban spoilerin e përparmë, pragjet, difuzer i pasmë, spoiler në bagazh, kofanon e re), deri te rrotat e reja dhe paketën “G-Power Performance Software V4” për përforcimin e motorit të tij V8 në 588 kW/800 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Përveç se e ka përforcuar, G-Power e ka bërë këtë model të duket sikurse M4 GTS.
{gallery}
Shpejtësinë maksimale tani ky model e arrin deri në 330 kilometra në orë, ndërsa të dhënat për përshpejtimin deri në 100 km/h nuk janë zbuluar por me siguri se do të jetë më e mirë se 3,9 sekonda sa e arrin modeli standard M6 Competition Package.
Gjithashtu, G-Power për këtë BMW M6 Coupe ka zgjedhur edhe amortizatorët e modifikuar, set të ri të rrotave 21-inç nga alumini me goma 255/30 dhe 295/25, frenat më të mira dhe sistemin e ri të shkarkimit të gazrave (si opsion për zgjedhje në dispozicion është edhe sistemi i shkarkimit të gazrave nga titani).