Auto

Fundi i një epoke te Volkswageni

Volkswageni ka shkarkuar shefin e dizajnit Klaus Ziciora, i cili ka qenë me kompaninë që nga viti 1989 dhe mori rolin e shefit të dizajnit në vitin 2007, raportoi Handelsblatt të enjten, duke cituar burime të kompanisë.

Sipas raportit, Ziciora do të zëvendësohet nga shefi i dizajnit të Porsche, Michael Mauer, i cili do të marrë drejtimin më 1 janar.

Mauer do të raportojë drejtpërdrejt te shefi i kompanisë, Oliver Blume.

Sipas raportimeve, Blume kritikoi mungesën e një gjuhe të përbashkët dizajni në markën Volkswagen, duke theksuar se modelet e ndryshme nuk ishin të dizajnuara "si një".

Lëvizja shënonin fundin e një epoke të suksesshme për markën gjermane nën Zicioran.