Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Frytet e bashkëpunimeve të gjigantëve të automobilizmit

Ekonomisti i njohur skocez Adam Smith ka pasur ndikim edhe në industrinë e automobilizmit njëqind vjet para se automobilat të dilnin në rrugë.

Teoria e ekonomive të shkallëve që ai kishte identifikuar dhe shpjegoi gjatë viteve 1760 ka nxitur autoprodhuesit drejt bashkimeve, aleancave, shkrirjeve e blerjeve të kompanive të tjera në mënyrë që të kursejnë shpenzimet dhe të zgjerojnë fitimet duke ulur kostot e prodhimit. Marrëveshjet po lidhen edhe tash pasi shumë kompani po bashkohen në sjelljen e automobilave elektrikë dhe autonomë në treg. “Auto-car” ka përzgjedhur disa prej projekteve në të cilat kanë punuar dy apo më shumë kompani në to dhe rezultatet që sollën.

“Citroën-NSU” (1967)

Në vitet e ’60 një qëllim i përbashkët i papritur bashkoi “Citroënin” dhe “NSU”-në e Gjermanisë. Të dy kompanitë donin të prodhonin automobil me motorin e “Felix Wankelit”. Bashkërisht bënë sipërmarrjen “Comobil” për të zhvilluar teknologjinë. Më pas në Luksemburg krijuan një sipërmarrje tjetër të quajtur “Comotor”. Qëllimi i saj ishte që të përshtatej motori për “Citroën” dhe “NSU”, por nuk doli të jetë model i preferuar i njerëzve dhe më pas kompanitë u ndanë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)