Në pranverën e vitit 2008, krerët e “Renault”-it në Francë u alarmuan nga kolegët e “Nissan”-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tregun e automobilave atje. Çmimet për automobilat e përdorur po binin ndjeshëm. Kishin rënë edhe porositë. Në të njëjtën kohë, pati çarje në tregun e hipotekave, për shkak se ranë letrat me vlerë, ndërsa huat përjetuan ngritje të normave të interesit.
Liderët e “Renault”-it vendosën të merrnin masa. Në mes të korrikut, Carlos Ghosn, shefi ekzekutiv i asaj kohe, njoftoi se do të shkarkoheshin 5.000 punëtorë në Evropë, me totalin që më pas arriti gjashtëmijëshin. U vendos që inventari të reduktohej e paraja dhe prodhimi të monitoroheshin me kujdes. Kostot e nënkontratave u ulën për 98 për qind. Zhvillimi i një automobili sportiv u ndërpre e disa lansime u shtynë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kriza nisi më herët për autoprodhuesit në SHBA”, ka thënë Patrick Pelata, që ishte caktuar shef operues i “Renault”-it në tetor e vitit 2008. “Kemi parë Amerikën dhe kemi thënë se gjendja e njëjtë do të vijë edhe në Evropë”.
Kjo ndodhi pasi që banka amerikane e investimeve “Lehman Brothers” falimentoi më 15 shtator 2008, duke e nisur një krizë financiare që më vonë u bë e njohur si “Rënia e Madhe”.
Mësimet nga kriza
Tregu i automobilave në Evropë nisi të zbutej më 2008 dhe kompanitë e tjera kishin ndërmarrë hapa të përballeshin me rënien.
“Fiat”-i kishte vendosur të zgjaste mbylljet e fabrikave gjatë verës, pasi kishte vënë re krizën globale në porositë e reja në të gjitha sektorët.
“Gjysma e dytë e vitit dhe e para e vitit të ardhshëm mund të ishin gjakderdhje e vërtetë”, kishte thënë kryetari i “Fiat”-it dhe “Ferrar”-it, Luca Cordero di Montezemolo, për “Automotive News Europe” më 2008. “Deri kah vera e 2009-s duhet të kemi ide të qartë se kush janë fituesit dhe kush humbësit”.
Përmes stimujve nga qeveritë, industria e automobilizmit në Evropë ishte në gjendje të rikthehej. Ajo i mbijetoi “rënies së dyfishtë” të krizës më 2011-12 për të rezultuar në shitje rekorde... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore. Regjistrohuni falas)