Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fotot e reja të kamionit elektrik të Teslas zbulojnë ndryshime në dizajn

Edhe pse u paralajmërua për vitin 2017, adhuruesit e Teslas ende janë duke pritur për kamionin elektrik.

Së fundi janë publikuar foto të reja që zbulojnë ndryshime në dizajnin e tij origjinal.

Themeluesi dhe CEO i Teslas, Elon Musk, ka premtuar se modeli Semi do të arrijë te klientët këtë vit. Ky kamion elektrik, mendohet të përshkojë distancë prej 805 kilometrash me një mbushje.

Image

Fotot e reja të kamionit tregojnë qartë se ka ndryshim dizajni. Kamioni tani ka pasqyra masive dhe një kabinë paksa të ndryshme. Dorëzat e reja të dyerve dhe detajet e zeza në pjesën e pasme të kabinës, si dhe rrotat e pasme të zbuluara janë gjithashtu të dukshme krahasuar me fotot e projektit të parë.

Brendësia gjithashtu është ndryshuar dhe duket më e gatshme për prodhim. Ka një tastierë të re dhe një timon që tani përmban kontrolle. Pulti është gjithashtu më ndryshe.

Image

Sa u përket specifikimeve, Tesla premton se Semi do të fuqizohet nga tre motorë elektrikë të pavarur të montuar në boshtet e pasme. Kamioni do të arrijë shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h për 20 sekonda. /klix

Image