Ford Motor ka shitur 7 milionë aksione të prodhuesit të makinave elektrike Rivian Automotive Inc (RIVN.O) për rreth 188.2 milionë dollarë, ose 26.88 dollarë secila, bëri të ditur prodhuesi amerikan i veturave.
Fordi tani ka 86.9 milionë aksione në kompaninë me seli në Kaliforni, raporton Reuters të shtunën.
Rivian po lufton në një treg konkurrues, duke përfshirë konkurrencën nga kamioni elektrik i Fordit F-150 Lightning, ndërkohë që një krizë e zinxhirit të furnizimit po kufizon prodhimin në fabrikat e tij.
Prodhuesi i veturave elektrike më herët uli prodhimin e tij të planifikuar për vitin 2022 përgjysmë, në 25,000 automjete.
Të martën, Fordi ka shitur rreth 8 milionë aksione të Rivian me vlerë 214 milionë dollarë.
Aksionet e Rivian u mbyllën me 26,70 dollarë të premten.
-
Ford shet aksionet e Rivianit për 214 milionë dollarë
-
Fordi redukton prodhimin e një lloji të automjetit
-
Fordi do të humbasë 3 miliardë dollarë nga shitjet e veturave elektrike këtë vit
-
Fordi do të rifillojë prodhimin e F-150 Lightning javën e ardhshme
-
Fordi ndalon prodhimin e veturave elektrike F-150