Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fordi rifreskon serinë Galaxy dhe S-Max

Fordi për vitin 2020 ka rifreskuar gamën e modeleve Galaxy dhe S-Max, ku versioni më luksoz është Vignale.

Versioni Vignale i këtyre modeleve vjen me maskën e përparme të re me kornizë nga kromi, panelin e përparmë në interier nga lëkura dhe detaje me ngjyrë gri, si dhe timonin me ngrohje dhe disa detaje nga alumini, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ford S-Max Vignale, po ashtu, vjen me ulëset e përparme me ngrohje/ftohje si dhe me funksionin për masazh.

{gallery}

Përveç kësaj, S-Max dhe Galaxy vijnë edhe në versionet Trend dhe Titanium. Vlen të përmendet edhe dizajni i ri i rrotave nga alumini – 18-inç dy-ngjyrëshe për S-Max dhe Galaxy Titanium, si dhe 17-inç dy-ngjyrëshe për Galaxy Titanium.

Versionet Trend dhe Titanium të këtyre dy modeleve kanë edhe funksionin e shpërndarjes së internetit (hotspot) me Wi-Fi.

S-Max dhe Galaxy për vitin 2020 do të jenë në dispozicion me motorët dizelë 2.0-litër me kapacitet prej 110 kW/150 kuajfuqi, 140 kW/190 kuajfuqi dhe 177 kW/240 kuajfuqi, përcjell Koha.net. Versioni bazë është në dispozicion me marshin manual me 6 shpejtësi, ndërsa versionet tjera me marshin automatik të avancuar me 8 shpejtësi.

Gjithashtu, versioni me 190 kuajfuqi ka edhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.