Prodhuesi amerikan i veturave, Ford, do të ftojë pronarët e disa modeleve Focus nga Amerika e Veriut në një shërbim emergjent për shkak të problemeve në sistemin e karburantit, gjë që mund të çojë në ndalimin e motorit. Me këtë rast, ajo do të tërheqë nga tregu rreth 1.5 milion vetura Focus.
Tërheqja ka të bëjë me modelet e viteve 2012-2018, të cilat kanë motor GDI 2.0-litër ose GTDI 2.0-litër.
Thuhet se fjala është për modelet me motor 2.0-litër GDI që janë prodhuar në fabrikën në Michigan para datës 13 prill 2017, si dhe ato me motor 2.0-litër GTDI që janë prodhuar deri më 2 shkurt 2018, transmeton ksp.
Ford ka llogaritur me saktësi se në të gjithë Amerikën e Veriut ka 1,463,389 modele të tilla, nga të cilat 1,282,596 janë regjistruar në SHBA.
Prodhuesi deklaron se bëhet fjalë për aksion me qëllim të preventivës së prishjeve potenciale dhe deri më tash nuk dihet nëse ka pasur aksidente rrugore për shkak të këtij defekti në veturat Focus.
-
Fordi tërheq nga tregu 1.3 milionë modele Focus
-
Fordi tërheq mbi një milion automjete nga tregu, shkak problemi me kamerën e pasme
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
Fordi tërheqë mbi 115 mijë automjete në SHBA
-
Ford tërheq mbi 240,000 automjete në SHBA