Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Ford shet fabrikën e ‘dështuar’ në Brazil

Prodhuesi amerikan i veturave, Ford Motor Co F.N ka bërë të ditur se ka shitur një nga fabrikat e saja në Brazil te një kompani ndërtimi Construtora Sao Jose FRAM, por pa zbuluar çmimin.

Marrëveshja e mëparshme për ta shitur këtë fabrikë, e cila ndodhet në Sao Bernardo do Campo, ku është prodhuar edhe Ford Fiesta, e cila kishe pasur shumë pak shitje si dhe autobusë, te prodhuesi brazilian i veturave, CAOA kishte dështuar, ndërsa Ford vazhdimisht ka treguar se do ta shes atë, transmeton KOHA.

Ford nuk ka zbuluar asnjë detaj të marrëveshjes me firmën Sao Jose dhe FRAM.