Auto

Ford Puma së shpejti edhe në version sportiv

Foto: Autocar

Mediat britanike shkruajnë se Crossoveri i vogël i Fordit - Puma, i prezantuar së fundmi, mund të shfaqet edhe në version sportiv ST.

Këtë mundësi në Ford janë duke e shqyrtuar dhe në fotografitë jozyrtare të publikuara nga revista e njohur britanike “Autocar” është paraqitur ideja se si mund të duket Puma ST nëse në kompani japin dritën e gjelbër për këtë projekt, transmeton Koha.net.

Siç mund të shohim nga fotot, Puma ST mund të vijë me mbrojtësit e rinj, set të ri të pragjeve, maskën e përparme të re, etiketat “ST” me ngjyrë të kuqe, si dhe rrotat nga alumini më të mëdha.

{gallery}

Gjithashtu, ky Crossover i vogël mund të jetë në dispozicion edhe me amortizatorët e modifikuar, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, sistemin më të fortë të frenave, si dhe interier sportiv me ulëse sportive “Recaro”, pedalet sportive si dhe me timonin nga lëkura dhe pjesën e poshtme të rrafshët.

Nën kofanon e tij, do të mund të gjendej motori benzinë 1.5-litër Turbo EcoBoost me tre cilindra, i huazuar nga Fiesta ST, i cili është me kapacitet prej 200 kuajfuqi.