Gjiganti amerikan i veturave Ford ngadalë po shuan pothuajse të gjitha modelet e klasës SUV, dhe kur pritet ndalimi i prodhimit të Sedanit të fundit Fusion 2020, pritet ardhja e brezit të ri Mustang.
Modeli më i njohur i Fordit mund të shfaqet në treg nga viti i ardhshëm, sipas mediave amerikane.
Kur të arrijë, Mustangu i ri do të bazohet në një nga pesë platformat e reja dhe të vetme modulare, ndoshta të njëjta që do të përdoren nga Explorer i ri dhe Lincoln Aviator, transmeton ksp.

“Mustang do të vazhdojë të jetë një automjet i mirë proporcional. Arkitektura modulare do të na lejojë fleksibilitet dhe nuk do ta prishë Mustangun”, tha drejtori për dizajn i Fordit, Darrell Bemer.
Ford ka konfirmuar tashmë ardhjen e një SUV plotësisht elektrik të quajtur Mach 1, i cili do të frymëzohet nga Mustangu, dhe madje edhe Explorer i ri do të ketë një pamje më agresive.