Drejtuesit kryesorë në kompaninë Ford Motor janë zotuar të rregullojnë problemet e cilësisë me të cilat po merret kompania, e që po çojnë në tërheqje të automjeteve dhe rritje të kostove të garancisë, ka shkruar të dielën “HindustanTimes”.
Kreu i Ford Blue, biznesi tradicional i kompanisë në automjetet me motor me djegie të brendshme, Kumar Galhotra, ka thënë se prodhuesi amerikan i automjeteve po kërkon t’i rregullojë këto probleme sa ma shpejtë të jetë e mundur dhe kërkon ta bëjë cilësinë prioritetin e tij kryesor.
Drejtori i Përgjithshëm i Fordit, Jim Farley, ka premtuar të shkurtojë miliarda nga kostot e riparimit të garancisë që kur e mori drejtimin në tetor të vitit 2020, me ç’rast edhe kompania bëri përparim gjatë vitit të kaluar.
Por këtë vit, Fordit iu desh të tërhiqte 100.000 modele hibride për shkak të rrezikut nga zjarri.
Hetuesit federalë po shqyrtojnë dështimet katastrofike të motorit në SUV-in e shitur Bronco të Fordit.
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Fordi tërheq mbi një milion automjete nga tregu, shkak problemi me kamerën e pasme
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
BMW-ja tërheq mbi rreth 200 mijë automjete në SHBA për shkak të defektit në motorit
-
Fordi tërheqë mbi 115 mijë automjete në SHBA