Fabrika e “Ford”-it për prodhimin e motorëve në Uells, e cila punëson 1700 persona është ekonomikisht e paqëndrueshme dhe si rrjedhojë do të mbyllet vitin e ardhshëm, njoftoi sot gjiganti automobilistik amerikan.
Kompania fajëson rënien e interesit te konsumatorët si dhe skadimin e kontratës me “Jaguar Land Rover”, që janë arsyet kryesore për mbylljen në shtator të vitit 2020.
Presidenti i kompanisë “Ford” për Europë, Stuart Rowley, tha se rënia e kërkesës dhe kostot e papërballueshme, përfshirë mungesën e prodhimit të modeleve shtesë në fabrikën në Bridgend, e bëjnë atë ekonomikisht të paqëndrueshme.
Fabrika në Bridgend u hap në vitin 1980 dhe është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Uells.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në kontrollin e cilësisë
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit