Fordi u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të Pick-upëve F-250 që të kenë kujdes kur të parkojnë makinën, meqë ajo mund të lëvizë edhe teksa është në pozicionin e parkimit.
Sipas një komunikate që kjo kompani e njohur veturash ka lëshuar, të gjithë përdoruesit e modelit të tillë duhet të përdorin frenin përgjatë parkimit.
Megjithatë, kompania këmbëngulë se asnjë aksident nuk ka ndodhur si pasojë e kësaj parregullsie në automjet.
Kjo është hera e tretë gjatë javës së shkuar që kompania u ka bërë thirrje për kujdes përdoruesve të saj, transmeton kp.
herët e kaluara, Fordi u bëri thirrje përdoruesve të 211,000 veturave të kenë kujdes për shkak të gabimeve në drynin e dyerve ,si dhe 360,000 makinave të tjera për kujdes nga nxehja e tepërt e motorit. 29 raste të zjarreve pa lëndime në njerëz janë raportuar si pasojë e këtij të fundit.