Ford do të zgjerojë investimet në automjetet elektrike në SHBA me 11 miliardë dollarë deri në vitin 2022 në prodhimin e 40 veturave hibride dhe elektrike, ka thënë shefi i kompanisë Bill Ford.
Prodhuesi amerikan më herët kishte paralajmëruar të investojë 4.5 miliardë dollarë deri në vitin 2020, njoftoi menaxhmenti.
Në vitin 2016, departamenti për kërkime dhe zhvillim i Fordit kishte shpenzuar 7.3 miliardë dollarë.
“Ne dëshirojmë të kemi sukses në veturat elektrike dhe kemi investuar në këtë drejtim”, tha Bill Ford për media.
Artikuj të ngjashëm
-
Kompania Ford parashikon që deri më 2030 40% e veturave të saj të jenë elektrike
-
Fordi do të humbasë 3 miliardë dollarë nga shitjet e veturave elektrike këtë vit
-
Prodhuesit me fokus të plotë kah veturat elektrike, 1.2 trilionë dollarë investime deri më 2030
-
“Honda” ndan 64 miliardë dollarë për prodhimin e veturave elektrike
-
Fordi do të prodhojë vetëm vetura elektrike deri në vitin 2030