Auto

Ford Edge i ristilizuar arrin në Evropë, vjen më i fuqishëm

Pas premierës evropiane në panairin e veturave në Gjenevë, modeli Edge i ristilizuar (facelift) i Fordit vjen me 234 kuajfuqi nëpër sallonet e shitjes.

Ford Edge i ristilizuar do të shitet me tri paketa - “Titanium”, “ST-Line” dhe “Vignale”, dhe prodhuesi thotë se ky model vjen edhe me sistemin e avancuar për ndihmë të shoferit.

Gjithashtu, Edge i ristilizuar do të jetë në dispozicion me motor dizel 2.0-litër Bi-Turbo Eco Blue me 4 cilindra e kapacitet prej 234 kuajfuqi, transmeton ksp. Ky motor është i kombinuar me marshin automatik me tetë shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat - 4x4.

Përveç këtij motori, blerësi në Evropë do të kenë dy opsione në dispozicion: motorin 2.0-litër Eco Blue me kapacitet prej 147 kuajfuqi, i cili është i kombinuar me marshin automatik me tetë shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme; si dhe, i njëjti motor por me kapacitet prej 187 kuajfuqi dhe me marshin manual prej gjashtë shpejtësive.

{gallery}

Ky Edge i ri, ndër të tjera, vjen edhe me sistemin për kontrollin e përshtatshëm të navigacionit me funksion të përmirësuar Stop & Go. Sistemi është në gjendje të ndalë automatikisht automjetin në rast se automjetet ndalen para saj, por edhe për të rinisur veturën, me kusht që mbajtja në vend të mos jetë më shumë se tre sekonda.

Ford Edge i ristilizuar, në Evropë do të jetë në dispozicicon me sistemin multimedial SYNC3, mbushësin me Wi-Fi të smartfonëve dhe audio-sistemin premium “B&O” me 12 altoparlantë, si dhe me instrument-tabelën digjitale.