Ford Motor do të kërkojë shmangien e tërheqjes së 2,5 milionë veturave në SHBA për problemet me airbag, të prodhuar nga kompania japoneze Takata, raporton Reuters.
Administrata Nacionale për Siguri në Trafik (NHTSA) ka thënë se Nissan Motor janë pajtuar që të tërheqin mbi 500 mijë vetura të modelit Versa të prodhuara ndërmjet viteve 2007-2011 për shkak se kompania e airbagëve ka deklaruar se 2.7 milionë vetura kanë defekt, transmeton koha.net.
Ndërsa nga kompania Ford kanë thënë se ata do të kërkojnë shmangien e tërheqjes së veturave dhe “Vazhdimin e testimit dhe analizimit të problemit”, për shkak se kjo kompani sipas NGTSA, beson se ky problem është i parëndësishëm.
Ford ka thënë se ky problem mbulon 2.5 milionë vetura të saj, përfshirë Ranger 2007-2011, Fusion e Lincoln MKZ të viteve 2006-2012, Mercry Milan 2006-2011, si dhe Ford Edge e Lincoln MKX të viteve 2007-2010.
Airbagët e prodhuar nga kompania japoneze, Takata, tashmë ndërlidhen me 17 vdekje e mbi 180 lëndime të njerëzve në të gjithë botën.
-
Fordi tërheq nga tregu mbi 90 mijë automjete me defekte
-
Toyota tërheq 50 mijë vetura nga frika se airbagët mund të vrasin
-
Fordi do të tërheqë nga tregu 3 milionë automjete për shkak të defektit në ‘air bag’
-
Për shkak të Airbagëve vdekjeprurës, do të tërhiqen nga tregu 1.7 milion automjete në SHBA
-
Ford tërheqë nga tregu 953,000 automjete, rrezikojnë nga shpërthimi i airbagëve