Auto

Fiat Talento i ri, vjen me pamje sportive

Irmscher, kompania gjermane e specializuar për modifikimin e modeleve të Opelit, në gamë e saj tashmë ka programin për modifikimin e minibusit të Fiatit, Vivaro, ndërsa tani ka zgjeruar gamën edhe me paketën për modifikimin e minibusit tjetër të prodhuesit italian – Talento i cili ka shtatë ulëse.

Paketa e re e Irmscherit quhet “Fiat Talento Sportivo Shuttle”, e cila përfshinë mbrojtësin shtesë të përparmë (‘spoiler’), pragjet e reja, set të ri të rrotave prej 18-inç nga alumini, grafika anësore, mbrojtësin shtesë (‘spoiler’) mbi çati, sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, amortizatorët e modifikuar (minibusi tani është më i ulët për 25 mm), si dhe interier të modifikuar, transmeton Koha.net. Falë të gjitha këtyre modifikimeve, Fiat Talento tani ka një pamje më sportive.

{gallery}

Gjithashtu, Irmscher ofron edhe paketën për përforcimin e motorëve 1.6-litër MultiJet dhe 1.6-litër EcoJet, ndërsa çmimi për këto paketa fillon nga 46,000 euro.