Në fabrikën e Fiatit në Pomigliano d’Arco të Italisë është prodhuar kopja e 1 milionët e modelit të tanishëm të Pandas.
Modeli i 1 milionët i prodhuar ishte Panda City Cross me motor 1.2 litërsh e 69 kuaj fuqi e destinuar për Itali, transmeton koha.net.
Duke llogaritur nga viti 1980, kur u lansua për herë të parë, Fiat ka deri më sot ka shitur më shumë se 7.5 milionë Panda.