Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Ferrari përfituesi më i madh nga shitjet, Bentley në humbje

Ferrari italian është prodhuesi më fitimprurës në industrinë e automobilave.

Ndërsa të tjerët luftojnë për të ardhurat, të tilla si Nissani, e cila ka reduktuar në 20% prodhimin në SHBA, apo Fordi i cili ka shfuqizuar pothuajse të gjitha modelet që nuk janë në klasën SUV, Ferrari ka një vit jashtëzakonisht fitimprurës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në gjashtë muajt e parë, krijuesi i çmimit Marannel fitoi 69.000 euro për secilën makinë të shitur. Nga ana tjetër, Jaguar Land Rover britanik fitoi vetëm 800 euro për automjet.

Sa i përket atyre gjermane, Porsche është pothuajse dy herë më fitimprurës sesa Mercedesi, BMW dhe Audia. Prodhuesi nga Shtutgarti ka fituar rreth 17.000 euro për çdo automjet, ndërsa mesatarja e "Big Three" është rreth 9,000.

Maserati italian i sjell grupit FCA fitim rreth 5.000 euro për njësi, ndërsa Volvo është më pak fitimprurës, transmeton kp.

Sa i përket humbësit, "kampion" ishte Bentley që është në minus madje 17.000 euro për çdo veturë të shitur, por kompania i justifikon ato me investimet e mëdha në teknologji elektrike.

Në një situatë të ngjashme është edhe Tesla me minus 11.000 euro për makinë, ndërsa Rolls-Royce dhe Lamborghini nuk kanë zbuluar rezultatet e tyre financiare.