Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Ferrari paralajmëron model të ri plot elegancë

Kompania italiane e veturave sportive, Ferrari, ka publikuar në Instagram një fotografi përmes së cilës paralajmëron një model të ri plot elegancë.

Në fotografi shihet një filxhan kafeje dhe syze të errët të grave në tryezën e kafesë. Sidoqoftë, në reflektimin e syzeve është e dukshme një super-veturë me eksterier ngjyrë argjendi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Elegancë të përjetshme, bukuria dhe performancë e lartë. Ne jemi gati për La Nuova Dolce Vita”, ka shkruar Ferrari në mbishkrimin e fotografisë.

Bazuar në reflektimin, nuk mund të konkludohet se cili model është në pyetje, por mediat italiane spekulojnë për një Roofter Portofino. Ai pritet të ketë motor 3.8-litër V8 me kapacitet prej 600 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri 100 kilometra në orë për 3.5 sekonda.

Gjithashtu, Ferrari ka njoftuar se nuk do të prodhojë një model “të përballueshëm” me motor V6 prej 150,000 dollarësh si pasardhës të modelit Dino, por do të përqendrohet në super-veturat ekskluzive, ndërsa i pari që do të vijë vitet e ardhshme do të jetë në version Crossover./ksp