Michael Schumacher ka qenë një artist në llojin e tij dhe vepra që ai ka bërë sigurisht që është ndër të rrallat, madje edhe ankandin e veprave të artit.
Për herë të parë në historinë e ankandeve, organizuar nga grupi Sotheby është shitur një makinë e garave të Formula 1. Në “Contemporary Art Evening Auction” u nxor në shitje makina Ferrari me të cilën piloti gjerman fitoi garën për Çmimin e Madh të Montekarlos në vitin 2001, transmeton Supersport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPritshmëritë ishin që makina të shitej për vlerën e 4 ose 5 milionë eurove, por në fakt ankandi u mbyll për shifrën e 6.4 milionë eurove.
Sotheby nënvijëzoi që kjo është hera e parë që një makinë garash me një vlerë dhe çmim të tillë përfshihet në një ankand të veprave të artit.