Kompania planifikon që në vitin 2018 të vendosë edhe ndërrimin e dytë në fabrikën e vet, për të kënaqur kërkesat në rritje për automobilat supersportivë.
Ferrari planifikon që vitin e ardhshëm të prodhojë mbi 9.000 vetura, raporton Bloomberg.
Në vitin e kaluar kompania kishte shitur 8.014 automobila, ose 4,6 për qind më shumë në krahasim me 2015, ndërsa pritet që gjatë këtij viti të ketë rritje të re dhe në gjithë botën të shiten 8.400 automjete, transmeton KP.
Rritja e shitjes së veturave Ferrari vjen pas vitit 2014, pas shkuarjes së Luka di Montecemola dhe heqjes së limitit të prodhimit, i cili ishte 7.000 automjete në vit.
Artikuj të ngjashëm
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Zmadhimi i veturave mund të çojë në 2600 vdekje shtesë nga aksidentet deri më 2040
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit