Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Elon Musk zbulon një Tesla që flet, “çfarë shikon, hip”

Krijuesi i Teslas, Elon Musk ka prezantuar tiparin më të ri të veturave të tij.

Duke ju referuar këtij tipari si “veturat që flasin”, Musk përmes një videoje ka zbuluar tiparin e ri, ku shihet një veturë duke folur, transmeton Koha.net.

Kjo veturë nuk dihet nëse flet nga ‘perspektiva’ e saj apo është e para-programuar, por sido që të jetë, ky tipar është pëlqyer shumë nga njerëzit.

Në këtë video shihet vetura Model 3 duke folur.

Ajo thotë: “mos rri aty vetëm duke shikuar, hip”.

Edhe Për 40 sekonda Tesla nxjerr nga prodhimi një veturë Auto Për 40 sekonda Tesla nxjerr nga prodhimi një veturë

Kjo ka bërë që shumë analistë të shtrojnë pyetjen nëse kjo veturë ka folur duke analizuar ambientin përreth saj, apo ka qenë e komanduar.

Veturës do t’i duheshin shumë sensorë për të qenë e aftë që të flas vetë, pasi duhet të dalloj motin, gjendjen në trafik apo edhe emocionet e atyre që janë përreth, por duke e ditur që Elon Musk është i ‘dashuruar’ me Inteligjencën Artificiale, kjo nuk do të ishte aspak e çuditshme.