Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Elon Musk tregon detajet e kamionçinës pickup të Teslas

Themeluesi e shefi i Teslas, Elon Musk ka shpërndarë në llogarinë e tij në twitter detaje të reja të kamionçinës pickup elektrik të Teslas.

Musk jo vetëm që ka zbuluar disa detaje të kamionçinës pickup por edhe ka pyetur konsumatorët potencialë se çfarë dëshirojnë ata të shohin në veturën komerciale, transmeton koha.net.

Musk ka konfirmuar se kamionçina pickup do të jetë e madhësisë së madhe, madje pak më i madh se Ford F150, e shumë më i madh se Mitsubisi L200 e Nissan Navara.

Motor të dyfishtë elektrik e të gjitha rrotat aktive do të jenë nën ‘lëkurën’ e tij.

Kamionçina e Tesla’s jo vetëm që do të jetë i madh, por edhe bateritë do t’i ketë më të mëdha, e që sipas tyre me një mbushje të vetme të tyre do të mund të përshkohen 640 deri 800 kilometra rrugë.

Pavarësisht peshës afër 2.5 tonë, ky model i Teslas shpejtësinë nga 0 në 100/kmh do ta arrij për rreth 6 sekonda.

Artikuj të ngjashëm