Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Edhe në Shqipëri kolaudimi monopol i “SGS” Albania deri në 2020

Kompania “SGS” Albania që ofron kolaudimin e automjeteve do të vijojë të këtë të drejtën ekskluzive të këtij shërbimi deri në fund të vitit 2020.

Qeveria shqiptare ka arritur marrëveshjen e re me kompaninë për ta shtyrë këtë afat me një vit e katër muaj.

Bazuar në kontratën aktuale, kjo marrëveshje me afat 10 vjecar skadoi këtë të martë, në datën 3 shtator.

Ministria e transportit nuk jep detaje mbi motivet e shtyrjes së kësaj kontrate e cila shpesh herë ka qenë në qendër të sulmeve publike nga vetë mazhoranca aktuale, për shërbimin jo cilësor që ajo ka ofruar gjatë këtyre viteve.

Lajmin për shtyrjen e afatit e bëri pak kohë më parë public ministrja e infrastrkturës Belinda Balluku, e cila tha se marrëveshja e re do të shoqërohet edhe me kushte të reja që do të duhet të plotësojë kompania.

Me këtë afat të ri qeveria vendosi të vijojë monopolin e këtij shërbimi, ndonëse më parë ka deklaruar se do të liberalizonte tregun.

Edhe Veturat në Shqipëri me 0 km 3 vitet e para s'kanë kolaudim, të përdorurat 1 herë në 2 vite Auto Veturat në Shqipëri me 0 km 3 vitet e para s'kanë kolaudim, të përdorurat 1 herë në 2 vite

Ky koncesion rezulton në listën e bizensve më fitimprurëse në vend, pasi koluadimi I automjeteve është një detyrim që duhet ta kryejë cilido që ka një makinë.

Por pavarësisht fitimeve të qëndrueshme e në rritje vit pas viti, kompania ka patur problem me shërbimin ndaj qytetarëve të cilët janë detyruar shpoesh të qëndrojnë mnë radhë të gjata për koaludimin.