E diela e kësaj fundjave do të jetë festë e dyfishtë për dashamirët e auto sportit në Kosovë, pasi në program janë dy gara.
Së pari, do të mbahet gara në karting, e dyta për këtë kampionat, ndërsa menjëherë pas përfundimit të saj është gara në disiplinën drift, që pritet të jetë shumë atraktive.
Salla e Panaireve në Prishtinë do të jetë vend takimi i të gjithë atyre që dëshirojnë të shohin atraksione automobilistike. Paraqitja në garë për karting fillon në orën 08:30, ndërsa pas procedurave të zakonshme, parashikohet që gara zyrtarisht të fillojë në orën 11:00. Publikimi i rezultateve dhe shpallja e fituesve bëhet 30 minuta pas përfundimit të garës.
Ndërsa, paraqitja për garën në drift fillon në orën 13:00. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe brifingut me garues, xhiroja e parë e garës fillon në orën 15:00. Garat organizohen nga Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me klubet pjesëmarrëse.
-
Policia bllokon përkohësisht një rrugë në Prishtinë për shkak të garës “Kosova në Lëvizje”
-
Gara e vrapimit mbyll nesër një pjesë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj
-
Bëhu pjesë e garës vrapuese “Kosova në Lëvizje” të dielën më 22 mars
-
Të shtunën e të dielën nga një ndeshje, të hënën tri
-
Prishtina e Ballkani të mërkurën përballen për Kupë