Auto

Dodge Deora kthehet me përmirësime

Njihuni me Deora 2022, prodhim i dizajnerit dhe inxhinierit Steve Kristensen nga Zenvo Automotive.

Deodge Deora është një legjendë e cila ka pasur dy jetë të ndryshme që nga krijimi në fund të viteve 1960. Versioni parë kishte qenë një makinë, koncepti i cili tërhoqi shumë vëmendje nëpër ekspozita të makinave. Versioni i dytë solli edhe më shumë renome: në vitin 1968, u bë njëri nga modelet e para të Hot Weels. A është Deora gati për një transformim të ri? Një dizajnues dhe inxhinier danez erdh me një prodhim i cili i përgjigjet kësaj pyetje. Njihuni me Deora 2022.

Të fillojmë me historinë interesant të Dodge Deoras origjinale. Së pari, nuk lindi përbrenda Chryslerit, por ishte një projekt privat nga dyqani i makinave me porosi të të famshmëve Alexander Bros nga Detroit, Michigan, e pastaj iu shit Chryslerit. Edhe pse fillimisht Deora është një Dodge, ka inkorporuar edhe pjesë të Fordit. Ashtu si pat treguar dizajnuesi, këto pjesë përfshinë bagazhin Ford të vitit 1960, retrovizorë të Ford sedan, drita të pasme nga Mustang, dhe sinjalizues Thunderbird.

Chrysler mbajti pronën e kontratës së makinës për dy vjet e pastaj ia shiti një entuziasti, ndërsa makina u vendos në magazinë pas vdekjes së pronarit. Restaurimi i makinës nisi në vitin 1998, dhe ishte ylli i ekspozitës së makinave të vitit 2002 në Detroit të quajtur Autorama.

Që nga debutimi, legjenda e Deorës është rritur vazhdimisht. Viti 2022 shënon 55 vjetët e Deorës origjinale, andaj inxhinieri dhe dizajneri i Zenvo Automotives prodhoi versionin e ri. I ka inkorporuar shumicën e karakteristikave origjinale, si p.sh dera përpara makinës e cila hapet për së larti, dhe kabina fluturistike për udhëtarët. Koncepti i Kristensen është autonom, andaj kontrollet kryesore janë dizajnuar që të mbyllen dhe palohen rrafsh në dysheme, një element i dizajnit fantastik-shkencor. Vozitësi dhe udhëtari gjithashtu kanë ulëset retro-futuristike të anijeve fluturuese, ndërsa i tërë enterieri është i mbështjellë me dru.

Përmbrapa, Deora ka hapësirë për dërrasa surfi, ndërsa përpara e ka elementin “Cab Forward” i cili lejon më shumë hapësirë për udhëtarët. Ka LED drita të përparme, dhe kjo i jep stil modern formës klasike të automjetit. Andaj Deora 2022 ka arritur të ruaj origjinalin, por duke i shtuar shumë risi, shkruan Motortrend.