Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Dodge D-100, një rebel i kohës së vet

Sot, veturat “pick up” janë të zakonshme dhe i shohim në çdo skutë, por të gjithë janë trashëgimi i Dodge D-100 Custom Sports Special, i cili u paraqit për herë të parë në vitin 1964.

Dodge krijoi këtë “pick up” për përdorim personal, por në fakt kishte fuqinë e kamionçinës së vogël. Deri atëherë, këso vetura përdoreshin vetëm për punë e për ferma, shkruan MotorTrend.

Brenda iu vendosën ulëse të zeza, kishte mbështetëse të duarve, me dysheme të mbuluara, dhe mund të porositej në disa variante të ndryshme të konfigurimit të sasisë, me tërheqje në katër rrota ose dy, dhe me 13 ngjyra të ndryshme, transmeton KOHA. 

Timonin e kishte të fuqishëm, sepse në fund të fundit kjo veturë përdorej nga fermerët dhe tërhiqte me veti çka do, por në rrugë të drejta kishte sigurinë e një tanku të vogël.

Me motor prej 420 kuaj fuqive, dhe rrota të mëdha për terren të vështirë, Dodge hapi rrugën për përdorimin e gjerë të veturave “pick up” në tërë botën.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm