Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Bischofberger Audi 100, kamperi që të kthen në vitet ‘80

Në fillim të viteve 1980, tifozët e veturave Audi ishin në gjendje të merrnin një Audi 100 të ri për kamping.

Kur thuhet kamping, nuk bëhet fjalë thjesht për rrëzimin e ulëseve të pasme me qëllim të krijimit të hapësirës brenda. Modeli i quajtur Audi 100 Bischofberger, ishte një kamper i vërtetë.

Pasi krijoi kamperin e parë të bazuar në Audi 100 Typ 43, Bischofberger Motorcaravan GmbH lidhi marrëveshje me kompaninë gjermane dhe prodhoi një "shtëpi të lëvizshme" bazuar në Audi 100 Typ 44 dhe e dërgoi për testim në shkretëtirë.

Kamperi arriti rezultate të shkëlqyera pa asnjë avari. Në atë kohë u mor certifikata TUV dhe filloi një prodhim i vogël, pra rikonstruksion i bazuar në makina serike. Kampingut iu dha një shasi e përforcuar e frena më të forta. Gjerësia dhe gjatësia e automjetit u rritën me 100 mm në krahasim me makinën bazë.

Image

Qendra e ulët e gravitetit, pesha e lehtë dhe shpërndarja e mirë e peshës kishin efekt pozitiv në trajtimin dhe qëndrueshmërinë e veturave në rrugë. Dimensionet më të vogla në krahasim me kamperët tjerë në formën e furgonëve, e lejuan atë të parkohej në garazh dhe të përdorte autolarjen automatike.

Dy versione ishin në dispozicion, njëri prej të cilëve kishte një çati të lartë. Pajisjet në dhomën e ndenjes përbëheshin nga një frigorifer, një lavaman me një rezervuar 20 litra, një rezervuar uji, ngrohje Turmatic dhe shumëçka tjetër. Çmimi i modifikimeve të makinave ishte midis 22.500 dhe 37.000 marka gjermane në atë kohë.

U prodhuan gjithsej 40 kamperë, të cilët u ofruan me motorë 5 cilindërsh, 2.1 dhe 2.3 litra, nga 136 dhe 165 kuaj fuqi.

Gjatësia e kamperit ishte 4,9 metra, gjerësia 1,9 e lartësia 1,8. Peshonte rreth 1.300 kg.

Shpejtësia maksimale ishte 180 km/orë.

Se sa ekzemplarë "të gjallë" janë sot, nuk dihet. Por ajo që dihet është se për kohën ishin kamperët më të kërkuar. \klix

Image
Artikuj të ngjashëm