Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Deri në 2025-ën, Skoda me pesë modele elektrike

Kompania e njohur çeke për vetura, Skoda, më herët ka njoftuar se në vitin 2019 do të prezantojë versionin plug-in hibrid të modelit Superb, ndërsa në vitin 2020 do të ofrojë veturën tërësisht elektrike e cila do të vijë me platformën e Volkswagenit, MEB.

Do të arrijnë edhe disa modele tjera të reja elektrike dhe kjo kompani çeke deri në vitin 2025 në gamën e saj në total do të ketë pesë vetura elektrike në versione të ndryshme, transmeton Koha.net.

Njëri nga modelet pritet të jetë edhe modeli elektrik Felicia E, i cili po ashtu pritet të arrijë në katër vitet e ardhshme. Emri i njohur Felicia po rikthehet, por tani në një version krejtësisht tjetër.

Skoda Felicia E do të bazohet në platformën MEB për veturat elektrike dhe autonominë do ta ketë nga 400 deri në 500 kilometra. Po ashtu, do të ketë motorin elektrik me kapacitet prej 125 kW/170 kuajfuqi dhe duhet theksuar se Felicia E do të jetë më i volitshëm se një model elektrik i ngjashëm me etiketën e Volkswagenit.

Image