Më 18 korrik, do të dalë në ankand bolidi i pilotit britanik Lewis Hamilton, kampion i shtatëfishtë në Formula 1.
Britaniku kishte garuar me këtë bolid gjatë vitit dhe me të kishte fituar në garën për Shpërblimin e Madh të Turqisë.
Vlerësohet se bolidi në ankandin e RM Sotheby's do të arrijë vlerën mes 5 dhe 7 milionë dollarë.
Bëhet fjalë për bolidin e McLarenit MP4-25A, i cili lëviz me motor të Mercedesit (108X) 2.4 litërsh V8.
Ky bolid është shumë më i përparuar sesa paraardhësi i tij për shkak të dizajnit F-Duct, që mundëson aerodinamikë më të mirë. Për këtë, ishte më i shpejtë për 9.7 km\h në rrugë të drejtë.
Në përshkrim thuhet se bolidi ende mund të drejtohet në shtigje për gara dhe se ka përkrahjen e ekipeve inxhinierike të fabrikave, prej nga janë marrë pjesët.
Edhe
Formula 1, Leclerc fiton në Britaninë e Madhe
Nuk dihet se sa njësi të këtij modeli janë pronë e njerëzve privatë, por besohet se ka shumë pak.
Më 2010, Hamilton fitoi gjithsej tri gara, mes tyre edhe atë në Turqi dhe edicionin e përfundoi në vendin e katërt.
Sot Hamilton është pjesë e Mercedesit dhe ka thyer gati të gjitha rekordet në këtë seri të garave. \ klix
