Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Del në shitje vetura-tank, që mbrohet vetë

Një makinë SUV që është ndërtuar për t’i bërë ballë plumbave dhe për të lëshuar nga xhami i përparmë gaz lotsjellës për njerëzit që mundohen ta vjedhin apo ta sulmojnë, ka dalë në shitje.

E mbushur me sisteme mbrojtëse, duke përfshirë dorezat e elektrizuara të derës, mjeti-tank ka një vlerë prej 295 mijë dollarëve dollarë.

Automjeti i jashtëzakonshëm, i cili ka një sistem vizual për natën, kërkon 14-24 javë për t’u ndërtuar dhe mund të rezervohet për 2000 dollarë, transmeton tch.

Altoparlantët e jashtëm dhe një mikrofon i lejojnë shoferit që të komunikojë me personat jashtë pa pasur nevojë që të hapë derën ose dritaret e automjetit, i cili ka një motor V8 prej 6,4 litrash, me 500 kuajfuqi.

{gallery}