Në shtëpinë e ankandit “RM Sotheby’s” ka fundi i muajit gusht në Monterey, Kaliforni, do të mbahet ankandi në të cilin do të shitet modeli i vitit 1998 – Mercedes-Benz AMG CLK GTR me numër të karrocerisë 9.
Në total janë të prodhuar 25 modele të tilla (20 në version Coupe dhe 5 në version Roadster), ndërsa ky që tani do të shitet ka të kaluara vetëm 1,440 kilometra dhe sipas vlerësimeve të tanishme pritet të shitet mes 4.25 deri 5.25 milionë dollarë, transmeton Koha.net.
Mercedes-Benz AMG CLK GTR ka motorin, i cili është i vendosur në qendër të veturës, 6.9-litër V12 me kapacitet prej 604 kuajfuqi, në kombinim me marshin prej 6 shpejtësive si dhe sistemin e tërheqjes vetëm në rrotat e pasme. Po ashtu, thuhet se ky model shpejtësinë maksimale e arrin deri në 344 kilometra në orë.
Pronari i parë i saj ishte nga Gjermania dhe në vitin 2005 ajo i është shitur një blerësi nga Hong Kongu, ndërsa në prill të këtij viti ky model ka përfunduar në SHBA.
{gallery}
-
Prezantohet Mercedes-AMG GLA 45S i ri
-
Fotografohet gjatë testimeve Mercedes-AMG GLC 63 i ri
-
Mercedesi shet veturën më të shtrenjtë në botë për 135 milionë euro
-
Në Britani shitet Golfi i veçantë i vitit 2002 për 45 mijë euro
-
Volkswagen Golf GTI 25th Anniversary me vetëm 12.8 km të kaluar del në ankand