Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Del në shitje Alfa Romeo 8C Spider i ri

Foto: Carscoops

Alfa Romeo 8C Spider ka ndaluar së prodhuari qe disa vjet, por ata të cilët kanë mjaft para edhe sot mund ta blejnë këtë model, praktikisht të ri.

Kompania FCA Heritage aktualisht është duke e ofruar Alfa Romeon 8C Spider (njëri nga 500 kopjet), i cili është i prodhuar në vitin 2010 dhe sipas kësaj kompanie ky model asnjëherë nuk ka dalë nga fabrika dhe se ka vetëm disa kilometra të kaluara.

FCA Heritage, po ashtu, thotë se ky 8C Spider ka pësuar restaurimin e duhur por çmimin e tij ende nuk e ka zbuluar, transmeton Koha.net.

{gallery}

Sa i përket motorit, ky model ka motor 4.7-litër V8 me kapacitet prej 331 kW/450 kuajfuqi, në kombinim me marshin e robotizuar me 6 shpejtësi. Po ashtu, ky 8C Spider i ri shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 295 kilometra në orë.

Gjithashtu, FCA Heritage ofron versionin Coupe, Alfa Romeo 8C Competizione, i cili ka të njëjtin motor sikurse 8C Spider dhe është i prodhuar në vitin 2007. Edhe ky version nuk ka dalë asnjëherë nga fabrika dhe po ashtu kjo kompani nuk e ka zbuluar as çmimin e këtij modeli.