Kur e blini një Ferrari me kulm që hapet, jeni duke blerë ulëse për një show të vërtetë. Me një motor prej 7120 kuajfuqi turbo, 3.9 litërsh dhe i cili gjendet aq afër ulëses sa që mund ti merrni erë nxehtësisë që e prodhon, kur ta parkoni veturën, veshët e juaj do të kumbojnë. Por, Ferrari i ri 2020 F8 Spider nuk e bën këtë gjë, ngase motori i saj është më pak i zëshëm se sa modelet tjera, shkruan Car and Driver.
Turbot e F8-shit mund të kenë zërin më të ulët që të mos dëmtoni dëgjimin, por në fakt motori ka 48 kuajfuqi më shumë se modeli 488 i vitit kaluar. Arrihen 100 km/h ne 3 sekonda, frenat janë të përkryera për kthesa, ka 7 shpejtësi automatikë. Të gjitha kontrollet e veturës, pos klimës i ka te timoni, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE vetmja mangësi, është matësi i vogël i shpejtësisë. Me një çmim prej 396,000 dollarëve, do të duhet të kënaqemi me vetura më të zhurmshme tani për tani.