Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Defenderi “këmbëmadh”

Kompania e njohur britanike Kahn Design dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company kanë përgatitur edhe një version të ri shumë të veçantë të Land Rover Defender.

Fjala është për versionin e tij Pick-up të quajtur Chelsea Truck Company Big Foot Edition (edicioni “këmbëmadhi”).

Kjo kompani britanike është marrë me modifikimin e eksterierit dhe interierit të këtij Defender Pick-up, transmeton Koha.net. Ndër të tjera, ky Defender “këmbëmadh” karakterizohet me eksterier me ngjyrë vullkani (Volcanic Rock Satin), mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësi i ri i përparmë me litarin për tërheqje, dritat e përparme Diamond Bright LED, xhamat e errët, bagazh mbi çati.

Gjithashtu, Kahn Design për këtë Chelsea Truck Company Big Foot Edition ka zgjedhur set të ri të rrotave me ngjyrë të zezë Satin dhe goma Maxxis Trepador Extreme, sistemin Bigfoot 5" (për uljen apo ngritjen e veturës), sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, si dhe timoni tre-cepësh nga alumini dhe lëkura, interier me lëkurë Russian Blue dhe detajet tjera Harris Tweed, pedalet nga alumini, tepihët e reja, orën Churchill, etj.

{gallery}