Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Defekt me sistemin e frenimit, Mercedes-Benzi tërheq një milion vetura të vjetra

Mercedes-Benz

Gjiganti automobilistik, Mercedes-Benz ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme të gati një milion veturave në gjithë botën për shkak të problemeve me sistemin e frenimit.

Autoriteti federal i transportit në Gjermani (KBA), ka thënë se veturat e prekura janë të prodhuara në periudhën 2004-2015 dhe bëhet fjalë për modelet ML, GL, dhe R-Class.

993 mijë e 407 vetura janë kërkuar të tërhiqen menjëherë nga tregu, përfshirë 70 mijë në Gjermani.

“Korrozioni në përforcuesin e frenave në rastin më të keq mund të çojë në ndërprerjen e lidhjes ndërmjet pedalit të frenave dhe sistemit të frenimit”, ka thënë KBA, raporton “The Guardian”. “Si pasojë, sistemi i frenimit mund të ndalë së funksionuari”.

Mercedes-Benzi ka konfirmuar thirrjen për tërheqje duke thënë se lëvizja po bazohet në “analizat e disa raportimeve të izoluara për modele të caktuara”.

“Në raste të rralla të korrozionit të madh, mund të jetë e mundshme që në një manovër të frenimit të madh të shkaktohen dëmtime mekanike në përforcuesin e frenave, ku si pasojë lidhja mes pedalit të frenave dhe sistemit të frenimit të dështojë. Në raste të tilla, tepër të rralla, nuk do të ishte e mundshme të frenohet dhe rreziku i përplasjes apo lëndimit do të rritej”, ka thënë kompania.

Edhe Mercedesi pritet t’i tërheqë rreth 100 mijë makina në Gjermani Auto Mercedesi pritet t’i tërheqë rreth 100 mijë makina në Gjermani

Mercedes-Benzi ka thënë se “do ta nisë menjëherë tërheqjen e veturave” dhe do t’i kontaktojë pronarët për “veturat potencialisht të prekura nga defekti”.

Deri në kohën e inspektimit të plotë, është kërkuar që këto vetura të mos jenë rrugëve.